Mjeku tregon gjendjen e rëndë tek spitali COVID 2: 14-15 pacientë me…

Arjan Mezini, mjek pneumolog, i cili punon në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, i shndërruar në spital COVID 2, bën të ditur se aktualisht janë 6 pacientë në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nga të cilët 4 janë në frymëmarrje të drejtuar. Nga ana tjetër, ai thekson se aktualisht janë edhe diku te 14-15 pacientë me pneumoni bilaterale, por që tamponi ka rezultuar negativ. Për më tepër Mezini thekson se duhet të kryheshin më shumë testime. ”Dimë shumë më tepër se në fillim për virusin. Unë mendoj se niveli më i lartë i testimeve do të ishte shumë më i mirë. Do të ishte mirë që ne të kishim bërë 3 apo 4-fishin e testimeve. Një testim më i gjerë do të krijonte një kudër më të gjerë, ndërsa do të ndihmonte edhe për një projeksion të saktë”.

SHKARKO APP