Mjeku Tritan Kalo mesazh të fortë
Mjeku i njohur infeksionit,Tritan Kalo, ka reaguar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” mbi sfidën që po kalon Shqipëria kundër virusit vdekjeprurës të Covid-19. Ai shprehet se vendi ynë prej ditësh është në luftë me një armik të padukshëm, tinëzar dhe vrastar për jetën e qytetarëve. Ai përgëzon bluzat e bardha për punën që kanë bërë deri në këto momente, ndërsa kërkon unitet dhe bashkëpunim të ngushtë deri në kapërcimin e kësaj situate. Mjeku Kalo nuk anashkalon apelin ndaj qytetarëve, të cilëve u kërkon të qëndrojnë në shtëpi pasi vetëm kështu mund të fitohet lufta me Covid-19.