Mjeku Tritan Kalo rrëfen emocionet e profesionit: Shërimi i një pacienti me Covid është event i veçantë për ne!

Mjeku i njohur Tritan Kalo përmes një statusi në Facebook është shprehur se dalja e një pacienti të sëmurë rëndë nga spitali, nuk është lajm i mirë vetëm për pacientin, por edhe për mjekët. Kalo bën thirrje për të gjetur rreze optimizmi në këtë situatë të vështirë.

Postimi i plotë:

KOHË KOVIDIANE….9.01.2021….Dalja e një të sëmuri rëndë nga Spitali, përbën një event psiko-emocional të veçantë jo vetëm për të, por edhe për ne përkujdesësit ndaj shëndetit të tij….Përpjekjet për të shkëputur nga kthetrat e jetëhumbjes të sëmurët me Sars-Cov2/Covid-19, janë të shumta dhe të përminutëshme, por jo kurdoherë të suksesëshme…. Megjithatë ne jemi aty, që gjithmonë me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë, të bëjmë më të mirën e mundëshme shpesh edhe përtej kufirit të së mundshmes, për të risjellë gëzimin e jetës në fytyrat tuaja….Sfida e përballjes me infeksionin Sars-Cov2/Covid-19 është e vështirë, me shumë të papritura e të panjohura, POR asnjëherë e pamundëshme për t’u fituar…. Në këtë periudhë gri të ecurisë së Pandemisë, është kurdoherë e mundëshme të gjindet një rreze drite e optimizmi për të ngadhnjyer mbi të….Ju duam dhe për asnjë çast nuk do të rreshtim së përkujdesuri për JU….Together forever!!!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?