Mjeku Tritan Kalo, thirrje qytetarëve: Mos bini pre e informimeve keqdashëse

Mjeku i njohur, Tritan Kalo u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të qëndrojnë në shtëpi pasi beteja kundër koronavirusit po bëhet në disa fusha drejtimi.

Po ashtu ai theksoi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm në këtë kohë, ndërsa i sugjeron atyre që mos të bien pre e informimeve “bajate e keqadashëse”.

MESAZHI I TRITAN KALOS

QËNDRONI në SHTËPI….BETEJA ndaj Covid-19 bëhet në disa fusha e drejtime….INFORMIMI dhe VETNDËRGJEGJËSIMI mbeten dy nga fushat kryesore te fitores në këtë luftë….KUJDESUNI maksimalisht për t’u vetëizoluar, për të respektuar masat e DISTANCIMIT SOCIAL, për të respektuar HIGJENËN vetjake dhe atë kolektive, për të jetuar në MJEDISE që ajrosen herë pas here, për t’u USHQYER në mënyrën më të shëndetëshme të mundëshme, për të MENDUAR pozitivisht që gjithshka do të kalojë, sikundër kanë kaluar edhe shumë e shumë epidemi të tjera, për të mos e ulur për asnjë çast RESPEKTIN e DASHURINË për njëri-jatrin, për t’u INFORMUAR nga burime te besueshme profesionale e zyrtare, dhe jo të bëheni pre e informimeve bajate e keqadashëse, për të patur BESIMIN e duhur në AFTËSITË dhe PROFESIONALIZMIN e personelit mjeksor në përgjithsi, dhe atë të Sëmundjeve Infektive në veçanti, e mbi të gjitha, për të ruajtur në çdo çast e rrethanë MIRËNJOHJEN për MANTELBARDHËT….BASHKË DO TIA DALIM MBANË!!!

SHKARKO APP