Mjeku zbulon testin që do të përcaktojë kur duhen liruar masat
Mjeku shqiptar në Britaninën e Madhe, Laidon Shapo, tregoi gjendje nga Covid-19 në Britaninë e Madhe që nisur nga kurba e rritjes, sipas tij tregon se ky vend gjendet 2 javë pas Italisë dhe Spanjës në ecurinë e virusit. Nga ana tjetër, Shapo theskoi faktin se kryeministri Boris Johnson u këshillua nga ekspertë të universitetit të Oksfordit, nisur nga fakti se ky virus, megjithëse më i ashpër se gripi, ka ciklin e vet.
Për më tepër, ai tha se informacionet për virusin 3 muaj pasi u shfaq për herë të parë tashmë janë të shumta, që nga fakti se udhëton ngadalë, çka është lajm i mirë për vaksinën kundër tij, e deri tek fakti që ai godet çdo moshë. Sipas tij, tamponi dhe testi i antkorpit, që tregon sa të mbrojtur jemi, janë e vetmja mënyrë për të përcaktuar kur dhe sa duhet bërë lirimin i masave ndaj Covid-19.
“Testi i antikorpit i bashkëngjitet testit të tamponit. Testi i antikorpit bëhet vetëm me një shpim të vogël në gisht. Për momenti ai po përdoret vetëm tek mjekët që janë në vijën e parë të frontit, nuk është ende gati për t’u bërë në popullatë të gjerë. Testi i antikorpit tregon kush e ka kaluar coronavirusin dhe sa i mbrojtur është ai. Këto dy teste janë shumë të rëndësishme për të relaksuar masat. Pa këto teste nuk mund të themi kur mund të bëjmë lëshime dhe sa”.
KOHA JONË SONDAZH

