Mjeti del nga rruga në Gjirokastër, plagoset drejtuesja dhe pasagjeret

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Krahës 1, ku mjeti tip “Toyota”, me drejtuese shtetasen A.D., 43 vjeçe, banuese në fshatin Krahës 1 ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe shtetasja K.L, të cilat ndodhen në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa shtetasja I.D. ndodhet në reanimacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?