Mjeti me 5 persona përfundon në lumin Osum, dy të vdekur, tre plagosen

 

Dy të vdekur dhe tre persona të tjerë të plagosur është bilanci që la pas një aksident automobilistik në Skrapar.

Ngjarja u regjistrua rrethn orës 15:00 të pasdites, në vendin e quajtur “Hija e Kakrukès”, ku mjeti tip BMV me targa AA 695 FK ka dalè nga rruga si pasojè e lagèshtirès dhe shpejtèsisè dhe ka pèrfunduar nè lumin Osum.

Nga aksidenti gjeti vdekjen e menjëhershme 43-vjeçari S.O,banues nè Tiranè, ndërsa 4 pasagjerët e tjerë u plagosën, por arritën të nxirreshin gjallë nga mjeti.

Bilanci i viktima të aksidentit do të shkonte në dy gjatë orëve të mbrëmjes, nga ku mësohet se një nga të plagosurit ndërroi jetë teksa transportohej me helikopter drejt spitalit ushtarak të Tiranës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen plotë të aksidentit.

SHKARKO APP