Mjeti përplas këmbësorin në Korçë, pastaj i bie pemës

Aksident në Korçë. Mjeti përplas këmbësorin, pastaj përplaset me një pemë.

‘Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 7, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Erson Çyçllari, 30 vjeç, ka përplasur shtetasin H. S., 70 vjeç, këmbësor, i cili është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit’, njofton policia.

SHKARKO APP