Mocioni i mosbesimit, Abazoviç: Nuk tradhëtova

Zv/kryeministri malazez dhe kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, thotë se qeveria aktuale e ka përfunduar misionin e saj dhe se ka ardhur koha që Mali i Zi të ec përpara. Abazoviç thotë se gjithçka duhet diskutuar fillimisht me Frontin Demokratik.

“Qeveria aktuale ka përfunduar misionin e saj dhe në periudhën e ardhshme do të duhet të zgjedhë mes dy koncepteve, qeveri e pakicës apo teknike, ose të shkurtojë mandatin e Kuvendit dhe të shkojë në zgjedhje parlamentare. Unë besoj se nga e hëna, ndoshta gjatë fundjavës, fillimisht do të flas me drejtuesit e DF”, tha Abazoviç.

Po ashtu ai theksoi se qeveria e pakicës është njëra nga zgjidhjet, ndërsa tjetra është qeveria teknike që do të përgatiste zgjedhjet .Ai tha se kurrë nuk ka tradhtuar askënd dhe as do ta bëjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?