Modeli austriak, kryetarja e gjykatës kushtetuese në krye të qeverisë tranzitore për zgjedhjet
Nga Enver Robelli
Sa herë që burrat e bëjnë punën……duhet një grua për të hequr bërllokun…
Kjo gruaja në fotografi është Brigitte Bierlein. Ajo sot u emërua kancelare e përkohshme e Austrisë, e para grua në këtë post në historinë e vendit. Bierlein do të jetë në krye të një kabineti teknokratësh që do të qeverisë në katër muajt e ardhshëm. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen në shtator.
Bierlein, 69-vjeçare, është kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë. Ajo do të betohet në ditët në vijim, tha presidenti Alexander Van der Bellen. Bierlein tashmë ka bërë dy emërime të rëndësishme: vicekancelar do të jetë Clemens Jabloner, një jurist i njohur. Ministër i ri i Jashtëm do të jetë Alexander Schallenberg, diplomat i karrierës, i lindur më 1969 në Bernë, ku babai i tij Wolfgang Schallenberg ishte ambasador.
Qeveria e re e përkohshme austriake u zgjodh pasi parlamenti e shkarkoi kancelarin Sebastian Kurz ngase më parë u prish koalicioni mes konservatorëve të Kurzit dhe popullistëve të FPÖ-së, dy funksionarë të të cilëve dhanë dorëheqje kur dolën xhirime, ku ata shiheshin duke i premtuar pazare me asetet e Austrisë një gruaje që ishte prezantuar si mbesë e një oligarku rus, e në të vërtetë dyshohet të ketë qenë një vajzë me origjinë nga Bosnja.
KOHA JONË SONDAZH

