Modeli i banesave të reja/Luljeta Bozo: Shtëpitë në fshat 1-katëshe me oborr, por duhet durim

Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e katërt e komitetit të Rindërtimit për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 Nëntorit. 10,023 qytetarë vazhdojnë të jenë të pastrehë, në çadra, ndërsa 12 mijë familje përfitojnë bonusin e qerasë. E ftuar në Top Talk, inxhinierja Luljeta Bozo tha se “Është bërë një punë shumë e madhe për të arritur atë që do jetë shpëtimi i zonave rurale, nuk flas për qytetet e mëdha”.

Por si do bëhet kjo?

Bozo tha se sot në mbledhje janë përcaktuar të gjitha zonat për të cilat është bërë një plan rregullues. “Thumana, Bubqi, Fushë-Kruja dhe shumë të tjera. Shtëpitë në fshat do jenë një katëshe , maksimumi 2 dhe me pak oborr, si punë vilash pak a shumë. Duke qenë të grumbulluar këto banesa, atyre u shërbehet shumë më mirë, e dyta bashkojnë edhe kapitalet e tyre, toka bagëti etj, që do përdoren për më mirë”.

Si do të ndërtohen ato konkretisht?

“Këto shtëpi kanë disa vantazhe. I pari që do kenë themel pllakë, që është më i sigurti, e dyta struktura shumë e lehtë, dhe nga pikëpamja ekologjike janë shumë më të mira”. Për pallatet, ajo tha: Atje ku ka qenë, atje do ndërtohen. Kostot për të cilët i mbulon shteti. Në fund inxhinierja Boza kishte edhe një apel për të prekurit. Të ketë mirëkuptim dhe të ndihmojnë me sa të munden. Duhet durim, sepse ky proces ka procedura.

I pranishëm në mbledhjen e sotme ishte edhe imami Elvis Naçi, ku gjatë fjalës që mbajti ndau shqetësimin e cilësisë së punimeve që do të kryhen në banesat e dëmtuara ose ato që do të rindërtohen nga fillimi. Sipas Naçit ky është një shqetësim që kanë banorët të cilat kanë banesa individuale. ”Kisha një pyetje në lidhje me banesat individuale, ka një shqetësim me të drejtë nga banorët. Ka një shqetësim të drejtë për sa i përket ndertimeve, sa kualitative janë dhe sa rezistente janë. E thashë këtë shqetësim që kanë të gjithë që këto ndërtime të jenë sa më të kontrolluara kemi pranuar që në të gjitha hapat do jemi bashkë. Jam i lumtur që po afrohet koha që ne ti shohim këta banorë në nevojë me shtëpitë e tyre”.

Kurse kryeministri Edi Rama tha se një pjesë e madhe e projekteve dhe analizave është kryer. Ai pohoi se në Shijak në Laç dhe në Thumanë do të nisi më shpejt rindërtimi i banesave. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka kërkuar durim nga të prekurit nga tërmeti duke thënë se qeveria do të bëjë maksimumin për të ardhur në ndihmë personave të prekur.

”Në Laç e Thumanë ndërtimi do të nisë më shpejt sesa në zonat e tjera kemi modelet e konfirmuara të banesave idividuale dhe jemi gati që të bëjmë garë të hapur ndërkombëtare. Kemi po ashtu edhe të gjitha të dhënat lidhur me insititucionet e shërbimit shëndetësor dhe arsimor. Krahasuar me proceset normale të analizës kemi ecur shumë më shpejt dhe jemi të vetëdijeshëm se njërzit kanë opyetjen se kur do të kthehen në shtëpi. Kërkoj durimin e tyre se ne po bëjmë maksimumin. Gjithçka të jetë në kushtet optimale deh gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se nga ajo që kishte. Më vjen keq që në raste të caktuara kam parë disinformim dhe përpjekje për të njollosur procesin. I siguroj të gjithë që çdo qindarkë është në pritje të ekzekutimit të projekteve dhe ajo kërkon pak kohë të nisë së projektet duan kohën e tyre”.

https://arkiva.kohajone.com/rindertimi-ahmetaj-10023-qytetare-vijojne-ne-cadra/

https://arkiva.kohajone.com/te-prekurit-nga-termeti-ja-modelet-e-shtepive-qe-do-te-ndertohen/

SHKARKO APP