Modelja çeke: Sa më shijuan pushimet në Golem!

Shqipëria preferohet shumë nga turistët çek, por ndërsa shumë prej tyre preferojnë alpet, Thethin e Valbonën, modelja e njohur çeke, 24 vjeçarja Nerissa Bustova tregon për pushimet e saj në Durrës. Ajo ka preferuar bregdetin e Adriatikut, i cili sivjet më shumë se kurrë ka tërhequr turistë polakë, por edhe nga Republika Çeke. Nerissa është njëra prej tyre. Ja çfarë shkruan ajo për qëndrimin në Shqipëri, por sidomos për kushtet dhe shërbimin në hotel, aq shumë të përfolura gjatë kësaj vere, sidmos nga turistët shqiptarë.

“Isha në Shqipëri për pushime së bashku me të dashurin tim. Zgjodha për të qëndruar në Grand Hotel Pameba në Golem. Hoteli ishte i mrekullueshëm dhe me një staf të mrekullueshëm. Shërbimi dhe kushtet ishin fantastike. E shijova shumë qëndrimin në Shqipëri. Njerëzit ishin miqësor dhe të gjendshëm”.

Modelja çeke ka mbetur mjaft e kënaqur nga pushimet e saj, aq sa po mendon edhe të shpërngulet këtu nëse do të gjente një punë si modele. “Shqipëria për mua ishte një zbulim. Një vend i paqtë, me njerëz të mrekullueshëm, natyrë fantastike dhe kafe shumë të mirë. Unë u përpoqa të mësoja shqip, e cila ishte një gjuhë mjaft interesante dhe ia arrita të flasë pak shqip me stafin në Hotel Pameba. U dashurova me Shqipërinë dhe do të kthehem prap për pushime dhe gjithashtu të shoh për një punë të mundshme. Do isha e lumtur të kisha ndonjë ofertë në industrinë shqiptare të modelingut ose filmit’, shkruan Nerissa për eksperiencën e saj për pushimet në Shqipëri.

Nerissa punon si modele ka përfaqësuar Çekinë në kompeticione ndërkombëtare si modele. 

SHKARKO APP