Moderatori shqiptar: E fitova betejën me Covid-19, nuk ishte aspak e lehtë

Një tjetër personazh i botës së televizionit ka fituar betejën me Covid-19. Bledi Strakosha, përmes një mesazhi të shkurtër në profilin e tij në rrjetet sociale, thotë se beteja nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht ia ka dalë.

”Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën por edhe ne duhet të bëjmë tonën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?