Modernizohen Emergjencat Civile, Xhaçka: Një prej më të mirave në Ballkanin Perëndimor

Strukturat e Emergjencave Civile, pjesë e Forcave të Armatosura do të jenë shumë herë më të mirëpajisura dhe më dinjitoze në përballimin e fatkeqësive natyrore. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë ceremonisë së prezantimit të uniformave dhe mjetëve të reja të strukturave të emergjencave civile, vlerësoi bashkëpunimin me aleatin e NATO, Turqinë në kuadër të emergjencave civile. Duke përmendur investimet e viteve të fundit në Forcat e Armatosura, ministrja Xhaçka theksoi vëmendjen që i është dhënë modernizimit dhe riorganizimit të strukturave të EC.

https://www.facebook.com/olta.xhacka/videos/10100608152474576/UzpfSTUwMTQ2NTA4MzIyMjU1MDozMDg4NTY0OTQ3ODQ1ODcx/

SHKARKO APP