Mogherini: Gabim nëse në tetor nuk hapen negociatat me Shqipërinë

Gabim të madh e konsideron Federica Mogherini, përfaqësuese e BE-së për Politikën e Jashtme, nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen në tetor negociatat për anëtarësim.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Mogherini është shprehur: “Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh.”

Mogherini ka theksuar se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet Procesit të Berlinit, nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE. “Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?