Moikom Zeqo rrëfet për sëmundjen: Është e pashërueshme, do doja të mos bëhej publike

 

Shkrimtari Moikom Zeqo ka folur për sëmundjen e tij.

Ai thotë për gazetën Dita se ajo është e pashërueshme, por mund të mbahet nën kontroll.

Ndërkohë, ai shprehet se për të nuk ka munguar kurrë një krevat në spital.

Në 8 tetor të këtij viti në St Thomas Hospital, Emergency Departament, Bridge Road, London, mjekët më diagnostikuan me CLL, dmth. me Chronic Lymphocylic Leukemia – e njëjta diagnozë u konfirmua edhe në analizat e bëra në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Është një sëmundje e pashërueshme, kronike, por e kurueshme dhe mund të mbahet nën kontroll duke ndjekur tërë ciklet e kimioterapisë dhe të shërbimeve të tjera mjekësore.

Do të doja me gjithë shpirt që e gjithë kjo të mbetej thjesht një motiv vetjak dhe familjar – pra të ruhej privacia dhe të shmangej e tërë buja.

Unë falënderoj të tërë ata që të shqetësuar nga lajmi i sëmundjes sime, më telefonuan dhe më shprehën dëshirat e sinqerta për solidaritet dhe urimet për shërim etj, – nuk kam fjalë për t’i falënderuar – ndonëse më duket se edhe i kam vënë në siklet.

Nga ana tjetër dua të them se kurrë nuk ka munguar një shtrat për mua në spital, as nuk shtrohet kurrë ky problem – mjekët që u impenjuan me mua janë njerëz të mrekullueshëm dhe profesionistë të nivelit ndërkombëtar.

U kërkoj ndjesë nëse ndonjë prej tyre mund të krijojë ndonjë keqkuptim, gjë që nuk varet nga ana ime.

Mjekët që njoha më kanë lënë një mbresë të jashtëzakonshme të humanizmit dhe të njohurive të thella shkencore të nivelit bashkëkohor me botën”, shkruan Zeqo.

SHKARKO APP