Moisiu: Gjyqtarë me probleme që i përjashtuam nga sistemi, sot janë rikthyer sërish

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu shprehu shqetësimin se shumë gjyqtarë me probleme që janë përjashtuar në kohën kur ai ishte president, sot janë rikthyer sërish.

Moisiu tha se për emërimin e gjyqtarëve merrte informacione edhe nga shërbimet, që ai vetë e pranoi se është e ndaluar.

Pjesë nga deklarata

Swiss Digital Desktop Reklama

Alfred Moisiu: Përveç informacioneve zyrtare që kisha unë merrja informacione edhe nga shërbimet. Dikush mund të thotë se kjo është shkelje, dhe në fakt është shkelje, por unë doja informacion të saktë dhe shumë njerëz i kam kthyer. Shumë pakënaqësi kanë ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilva Tare: Pra kishte gjyqtare që kishin probleme nga infromacionet e shërbimeve dhe nuk i emëronit?

Alfred Moisiu:  Sigurisht që kishte! Për fat të keq edhe disa që ne i vumë përpara përgjegjësi dhe i përjashtuam nga sistemi pas largimit tim shoh që ata u rikthyen prapa. Nuk e mora vesh fare si ndodhi kjo gjë. Kishte gjyqtare që ne i kërkonim për ti vënë përpara përgjegjësisë. Më vonë e pamë që për ata jo vetëm që nuk u mor masa, por i ngjitën shkallët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?