”Mollë sh*rri” u bë një vajzë! Lihet në burg pronari i biznesit ku ndodhi për*lasja

27-vjeçari Alban Domi është lënë në paraburgim nga Gjykata e Durrësit, pasi në biznesin e tij në Shijak, të premten ndodhi një shkëmbim zjarri, gjatë të cilit u plagos një 36-vjeçar. Domi u arrestua nga policia nën akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa autori i dyshuar i plagosjes dhe një person tjetër që ndodhej me të janë ende në kërkim nga policia.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së Enidor Dedjas në Xhafzotaj të Shijakut çuan në zbardhjen e konfliktit që u shndërrua në breshëri plumbash. Përplasja me armë erdhi pas një konflikti mes të arrestuarit Domi dhe 33-vjeçarit Xhejms Palodhi, për shkak se Domi kishte ngacmuar një vajzë me të cilën kishte pasur më parë një lidhje dashurie.

Palodhi ka udhëtuar së bashku me Arbër Hoxhën drejt biznesit, një dyqan për aksesorë automjetesh, për t’u sqaruar me Alban Domin, por në debat e sipër janë konfliktuar fizikisht me të. Hoxha dyshohet se ka qëlluar në drejtim të Domit dhe biznesit të tij dhe si pasojë u plagos në këmbë E.Dedja i cili ishte në dyqan kur ndodhi konflikti.

SHKARKO APP