Mollët mbeten stok në Korçë, fermerët në vështirësi financiare

Mollët kanë mbetur stok në Dvoran të Korçës.

Mungesa e tregut e ka çuar prodhimin drejt kalbjes, ndërsa fermerët drejt vështirësive financiare.

Shumë prej tyre janë detyruar që të presin pemët e mollës dhe ti zëvendësojnë ato me lajthi e arrë, duke shpresuar për më shumë të ardhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do shkul të gjitha mollët, do mbjell arra, lajthi, gështenjta.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Fermerët thonë se janë harruar nga shteti ndërsa ngrenë edhe shqetësimin e çmimit të lartë të plehrave kimikë dhe cilësinë e dobët të tyre.

“Kërkoj ulje e çmimit të naftës dhe të bëhen subvencionime për mbjellje të pemëve të reja, që i ka harruar.”

“Qeverisë nuk i shkon fare në mendje nëse rrojmë apo jo.  Ne po rrojmë me djersën tonë, forcën tonë dhe sakrifica shumë të mëdha.”

Edhe këtë vit kultivuesit e mollës në Korçë nuk kanë mundur të nxjerrin kostot. Ata apelojnë institucionet për politika më efektive për mbështetjen e prodhimit vendas.

Ora News - Mollët mbeten stok në Korçë, fermerët në vështirësi financiare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?