Molotov drejt Kryeministrisë, tre policë dërgohen në spital me djegie
Tre efektivë policie janë transportuar në spital pas një përplasjeje të dhunshme gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, ku protestuesit hodhën bomba molotov drejt godinës së qeverisë.
Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Forcat e policisë kanë qenë në vendngjarje për të ruajtur rendin dhe për të mbajtur nën kontroll situatën, por për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike, tre efektivë kanë pësuar djegie dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Aktualisht nuk ka informacione të detajuara mbi gjendjen e tyre shëndetësore, por burime nga terreni raportojnë se plagët janë të lidhura me kontaktin me flakët.
KOHA JONË SONDAZH

