Molotovët drejt Bashkisë së Tiranës, OSBE: Protesta paqësore akt demokratik, dhuna jo

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka regauar për protestën e opozitës brenda në Bashkinë e Tiranës, ku në një reagim thuhet se protesta paqësore është një akt demokratik, por dhuna jo.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, thuhet në reagim.

Protestuesit hodhën bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës, bojë, pampersa dhe mollë. Dhjetëra forca policie rrethuan godinën për të siguruar rendin para bashkisë, ndërsa qytetarët bashkë me këshilltarët bashkiakë të opozitës shpartalluan kordonin metalik për të tentuar të hynin në godinë.

SHKARKO APP