“Moment historik”, ambasada amerikane reagon pas vënies në funksion të linjës së transmetimit Shqipëri-Kosovë

Ambasada Amerikane në Tiranë e ka cilësuar një rrugë drejt integrimit në tregun rajonal të energjisë faktin që Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në funksion linjën e transmetimit prej 400 KW.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’,-ut, ambasada thekson se ky projekt pritet të ofrojë energji më të besueshme dhe të përballueshme për shtëpitë dhe bizneset në të dyja vendet, si dhe të përmirësojë sigurinë e energjisë.

Kujtojmë se Serbia ndërpreu lidhjen energjetike me Kosovën.

MESAZHI I AMBASADËS
🇦🇱️ | Përgëzojmë Shqipërinë dhe Kosovën për funksionimin e bllokut të përbashkët të kontrollit Shqipëri-Kosovë dhe linjës së transmetimit të energjisë 400 KW që lidh të dy vendet. Ky është një moment historik për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa ato ecin përpara në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike, i cili pritet të ofrojë energji më të besueshme dhe të përballueshme për shtëpitë dhe bizneset në të dyja vendet, si dhe të përmirësojë sigurinë e energjisë. Mbështetja nga USAID po ndihmon të dyja vendet ndërsa ecin drejt integrimit në tregun e energjisë rajonale dhe atë të Bashkimit Europian.

SHKARKO APP