“Moment historik”, Rama: Nder dhe përgjegjësi e madhe marrja e kryesisë së OSBE për vitin 2020

Shqipëria mori sot Kryesinë e OSBE-së për vitin 2020, në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e konsideroi një moment historik dhe inspirues për vendin.

“Ne kemi marrë vendim përsa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme.

Ka në fakt shumë cështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë tryezë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë. Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm.” u shpreh Rama ndërsa veçoi disa nga objektivat e Shqipërisë në kryesimin e OSBE.

“Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit.

Papa Françesku bëri vizitën e tij të parë në Shqipëri , në vendin e tolerancës fetare, në vendin e ku u strehuar hebrenjtë gjatë luftës së Dytë Botërore. Duke vendosur rekordin që asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve. Do të vazhdojmë dialogun.

Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE. “ tha Rama.

SHKARKO APP