Momente dramatike/ Protestuesi humb ndjenjat tek Teatri (VIDEO)

Situata te Teatri duket e tensionuar, me forca policore jashtë godinës dhe artistët që ndodhen të ngujuar.

Në kulim e tensioneve, një qytetari i ka rënë të fikët. Ai u pa i shtrirë në tokë. Ndërkaq, qytetarët kanë rrethuar atë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë, artistët dhe qytetarët kanë thënë se policët duhet që të heqin kapelën, ndërsa kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Sipas artistëve, Rama dhunon artistët dhe lë të lirë kriminelët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shihet edhe në pamje, qytetari është “shembur” në tokë, ndërsa të tjerët rrotull tij i kanë ardhur në ndihmë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Protestuesi humb ndjenjat para Teatrit Kombëtar, qytetarët i vijnë në ndihmë
Dramatike/ Protesta tek Teatri Kombëtar, shembet në tokë qytetari

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?