Momenti i arrestimit të deputetit socialist, Armando Prenga!

Deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Armando Prenga, është përfshirë në një sherr masiv, ku ka pasur edhe përplasje me armë përveç mjeteve të forta. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme përpara komisariatit të qytetit të Laçit, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Në përplasje janë përfshirë familjet Prenga dhe Cali dhe konflikti ka nisur për shfrytëzimin dhe peshkimin e Lagunës së Patokut.

Fillimisht deputeti Prenga, i shoqëruar me disa persona të tjerë, është përplasur fizikisht në një prej lokaleve në pronësi të familjes Cali, me anëtarë të kësaj familje.

Më pas palët janë thirrur në komisariatin e  policisë së Laçit për të dhënë dëshmitë e tyre.

Por në vend që tensionet të uleshin, gjakrat janë nxehur më tepër dhe mes dy grupeve ka nisur një sherr masiv në hyrje të komisariatit të policisë.

Janë përdorur armë të ftohta dhe shkopa bejsbolli në sherr.

Më pas është kaluar në përdorimin e armës, por nuk ka ende ndonjë komunikim zyrtar të policisë së Laçit për ngjarjen, se kush dispononte armë dhe cili ka qëlluar, pasi kjo përbën edhe akuzën më të rëndë, sikurse nuk është e lehtë të ndalohet pa prova një Deputet pa miratimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Janë shoqëruar 34 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Deputeti Prenga aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, teksa u ndalua nga policia në banesën e tij rreth orës 5.10 të mëngjesit në kushtet e flagrancës. Ai është denoncuar dhe akuzohet nga disa persona të përfshirë në ngjarje, se ka përdorur armën gjatë konfliktit.

 

Të plagosurit:

Eduart Prenga, 37 vjeç, plagosur me mjete te forta

Gazmir Jushi, 29 vjeç, plagosur me mjete prerëse

Nikoll Cali, 53 vjeç, plagosur me mjete te forta

Gjoke Cali, 57 vjeç, plagosur me mjete te forta

Gjergj Cali, 55 vjeç, plagosur me mjete te forta

Tom Cali, 66 vjeç, plagosur me arme zjarri jashtë rrezikut

SHKARKO APP