Momenti i kapjes i të dënuarit për drogë dhe armë (VIDEO)
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 43-vjeçarin, Gazmend Biraci, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim e shitje e narkotikeve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake”.
Biraci u arrestua në fshatin Kllojkë, pas informacioneve që policia kishte siguruar mbi vendodhjen e tij. 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej 12 tetorit të vitit 2016. Operacioni i policor i koduar “Kllojka” pati sekuestruar sasi te konsiderueshme kanabisi, arme dhe municione. Gjatë operacionit u arrestuan Xhelal Biraci, 78-vjeç dhe Shahe Biraci 41-vjeçe.
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14.12.2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për veprat penale, ”Prodhim e shitje e narkotikeve”, dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake” parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Penal.

KOHA JONË SONDAZH

