Momenti kur arrestohet Elsa Lila, këngëtarja shihet me pranga në duar (VIDEO)

Publikohet video e momentit të arrestimit të këngëtares Elsa Lila nga policia italiane, si llogaritare e grupit të trafikut të drogës. Momenti kur shfaqet me pranga në duar.

Elsa Lila rrëmbeu menjëherë zemrat e shqiptarëve që me daljen e saj të parë në skenë me këngën “Pyes lotin” në vitin 1996, ku rrëmbeu edhe çmimin e parë. Askush nuk e harroi më zërin e mrekullueshëm, ndërsa ajo fitoi sërish çmimin e parë në Festival një vit më pas, me këngën “Larg Urrejtjes”

Këngëtarja u përfshi edhe në politikë vite më parë, kur PS-ja asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në çadrën para Kryeministrisë. Ajo ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, i cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?