Momenti kur Guardia di Finanza ndjek në det gomonen që transportonte drogë

Ky është momenti ku gomonia, e cila dyshohet se trafikonte drogë drejt Italisë, ndiqet nga Guardia di Finanza dhe Roja Bregdetare në ujërat e detit Jon në Vlorë përpara se të futej në gryderdhjen e Vjosës në Fier ku edhe u kap.

Operacioni nisi prej orës 7 të mëngjesit por vetëm në mesditë u bë e mundur sekuestrimi i gomones.

Në kërkim janë dy skafistët që dyshohet se ndodheshin në bord. Mjeti dyshohet të jetë nisur me drogë dy ditë më parë nga Vlora drejt Italisë. Në kthim ka nisur ndjekja e saj.

Pamjet nga aksioni për kapjen e gomones me drogë në grykëderdhjen e Vjosës

 

SHKARKO APP