Momenti kur nëna e 2 fëmijëve goditet nga rrufeja dhe vdes në vend (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kolumbi, në plazhin Boquilla në Cartagena, Froilanis Maireth Rivas Román u godit nga një rrufe dhe ra në tokë menjëherë.

Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm. Gruaja 34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare në momentin kur e goditi rrufeja.

Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan. Një tjetër pushues rrëzohet në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për të ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike.

Román ishte në plazhin Boquilla në Kolumbi me anëtarët e familjes. Froilanis ka lënë pas një djalë dhe një vajzë dhe kishte kompaninë e saj të veshjeve në Instagram.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat që dikush të goditet nga rrufeja janë një në një milion, megjithatë gati 90% e viktimave mbijetojnë. Në Kolumbi, vdekjet nga rrufetë për shkak të kushteve të motit janë të shumta.

Sipas Universitetit Industrial të Santanderit, numri i lartë i maleve dhe fushave të hapura në vend, e bëjnë rajonin të prirur ndaj shkarkimeve elektrike.

Froilanis Maireth Rivas Román.

 

SHKARKO APP