Momenti kur ”rrëmbehet” avioni në Rinas dhe ndërhyrja e RENEA-s

Këtë të premte, forcat speciale RENEA në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, zhvilluan një stërvitje në pistën e aeroportit ”Nënë Tereza”, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cënuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitja, mund të kishte kaluar në pengmarrje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?