Momenti kur shoferi futet mes trotuarit për të shmangur trafikun

Një video e publikuar në rrugët e Shqipërisë, ku një shofer që nget një makinë “Renault”, kryen manovra të rrezikshme në rrugë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Drejtuesi i automjetit për t’ju shmangur trafikut parakalon në krah të djathtë ndërsa shfaqet në pamje teksa ngjitet në trotuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.

Edhe pse në shkelje të rëndë të Rregullave të Qarkullimit Rrugor, ky shofer  ka filmuar manovrat e kryera në rrugë dhe i ka reklamuar në rrjetet sociale, duke I dhënë kështu përmasa edhe më të rënda aktit të kryer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse policia prej disa ditësh po vijon me aksionet në rrugët e vendit duke gjobitur dhe arrestuar drejtues mjetesh, sërish në rrugë shfaqen shkelje flagrante.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?