“Mondi u tregua si hekur, mbajti gjithë komunitetin”, gazetari kujton fëmijërinë me Edmond Budinën

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook gazetari Agim Xhafka ka risjellë në kujtesë e rrjedhimist ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social pak momenta nga fëmijëria dhe koha e shkollës mes tij dhe regjisorit Edmond Budina.

Teksa shprehet se Budinën e ka pasur në shkolle e sëbashku kanë qenë miq të ngushtë, Xhafka shkruan se qysh asaj kohe regjizori nuk ka ndryshuar aspak nga karakteri por veç nga pamja e tij.

 Sigurisht ka ndryshuar qysh atëhere. S’ka flokë, ka mustaqe. Ka peshë më shumë,por i ka ngelur ajo ecje dhe ai ligjërim rinor…”- shkruan ndër të tjera Xhfka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq ai shkruan se roli I Budinës në qëndresën e Teatrit ka qenë thelbësor duke siguruar kështu krejt komunitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mondi ka plot virtyte. Nuk po i numëroj,por po them se ai është si hekuri te betoni i pallatit. Që nuk duket,por që siguron krejt komunitetin. Kështu dhe te teatri. U lidh me qëndrestarë dhe krijoi digën ku theu zverkun qeveria.
Shoku im i vjetër,si vera e vjetër…”-përfundon gazetari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?