Monedha Euro, rënie vetëm në Shqipëri

Eurozona gjithmonë po zhytet në telashe. Pas kërcënimeve të shtete kryesore në Europë, se mund të dalin nga Bashkimi Europian, kriza ekonomike dhe monedha euro po bëhet një problem e shqetësim në rritje.

Euroja ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit që nga dhjetori i 2015. Që nga kur euro u prezantua në vitin 1999, ky vit është parë si më i vështiri për këtë monedhë.

Një javë më parë monedha e përbashkët europiane pësoi një tronditje të madhe, si pasojë e rritjes së interesit të dollarit nga Rezerva federale, por trendi që ajo po përjeton në tregun shqiptar, është i pazakonshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera e euros është më e ulëta në 15 vitet e fundit. Sot në kursin e këmbimit, ajo kuotohet me 134.2 lekë. (tabele) ekspertët e shpjegojnë këtë dukuri me efektin sezonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artan Gjergji sqaron se ka edhe disa elementë informalë, që kanë ulur vlerën e euros. Një prej tyre janë spekulantët e tregjeve.

Kjo teori mbështetet në faktin se në tregun ndërkombëtar, euro përballë dollarit nuk ka asnjë ndryshim. Ndërsa në Shqipëri monedha amerikane po rritet, ndërsa ajo europiane vetëm zhvlerësohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?