Monika fillon fushatën

 

Lëvizja e Gruas për Integrim zhvilloi një takim me gratë e qytetit të Patosit në një sipërmarrje private për të diskutuar lidhur me marrjen e masave për parandalimin dhunës mbi baza gjinore.

Në këtë takim ishin të pranishme deputetet ‎Monika Kryemadhi, ‎Kejdi Mehmetaj, ‎Silva  Caka, Kryetarja e Lëvizjes sëGruas për Integrim, Klajda Gjoshasi dhe Kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar tëLSI, ‎Erisa Xhixho.Një risi u shpalos nga  Kryemadhi e cila tha se së shpejti do të krijojnë  dhe Forumin Ekonomik të Gruas pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu theksoi se nëse ne nuk kemi një solidaritet me njëra-tjetrën që t’i bëjmë ballë gjithë këtyre problemeve, do të jetë shumë e vështirë për ta përballuar.

Dalja e Monika Kryemadhit në bazë a është shenjë se diçka po lëviz në Tiranë tek selitë kryesore të PS dhe LSI? Monika është impuls i madh për LSI, jo vetëm si organizatore  me shumë eksperiencë në PS e tashmë në LSI, por edhe për politikën në përgjithësi, ndonëse nuk dihet saktësisht se dalja e saj nëpër rrethe është si paralajmëruese për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duket se Monika Kryemadhi flet me peshën e 270 mijë votave, të cilat synon ti shtojë Ilir Meta.

Gjithsesi Monika doli në bazë. Edi Rama me ministrat e PS-së po rendin drejt bazës, ndërsa Gramoz Ruçi është urdheruar të përgatisë skemën e fushatës. PD përgatitet të marrë pushtetin në dhjetor me protesta e direkt pas zgjedhjeve, siç tha Paloka sot, Shpetim Idrizi po bën llogaritë se mos mbetet pas në takimet në komunitetin çam, kurse PR pret ikjen e Fatmir Mediut dhe ardhjen e Agron Dukës në krye të republikanëve, Dashamir Shehi mezi po rri se don zgjedhje, Nard Ndoka me shpresë nga Zoti se mos "kaubojsi" Eduart Ndocaj i vjen në PDK, Vangjel Dule nga kisha e Dhermiut lutet për zgjedhje dhe Paskal Milo e Skender Gjinushi nëmin Edi Ramën se i la pa asnjë karrike.

Po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme. Me vrap për të kapërcyer humnerën që po vjen vitin e ardhshëm, por disa do të bien në "Gropën e madhe". Janë të gjithë me veshë ngritur se kur do të shkojnë në duelin e parakohshëm. Ka mundësi që vetë Edi Rama ti provokojë këto zgjedhje të parakohshme. 

SHKARKO APP