Monika Kryemadhi: Hetimi për Ilir Metën u fabrikua nga Veliaj dhe portalet e tij

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka akuzuar publikisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për nisjen e një fushate të organizuar që solli hetimin pasuror ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Kryemadhi deklaroi se nuk do të ishte e mundur të hapej një çështje mbi pasurinë e Metës pa një akuzë paraprake. Sipas saj, për këtë arsye u fabrikua një dosje me akuza të rreme, e shpërndarë nëpërmjet portaleve të financuara nga Veliaj.

Akuza për një “fabrikim politik”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhej të sajohej një gjë dhe të shkonte tek hetimi pasuror i Ilir Metës. Se nuk shkonte dot tek shtëpia e tij pa një akuzë. Atëherë Veliaj, nëpërmjet Halit Valterit, Idajet Beqirit, portaleve që paguante, bënë padinë. Ilir Meta miniera në Afrikë. Monika Kryemadhi operacion plastik 280 mijë euro. E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rusë,” – u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, gjithë procesi kishte si qëllim vetëm krijimin e bazës ligjore për të hapur hetime pasurore ndaj Metës dhe familjes së tij.

Sulme ndaj drejtësisë

Në vijim, Kryemadhi akuzoi edhe një gjyqtar të Gjykatës së Tiranës se po refuzon të shqyrtojë provat, duke thënë se “nuk di shqip dhe nuk lexon televizionin”. Sipas saj, ndaj tij ushtrohet presion përmes procesit të vetingut të vëllait të gjyqtarit.

“Gentian Meta nga Lezha është, dhe atij i thanë ‘a do rrish urtë që të bësh si themi ne, se ike dhe ti’,” – tha ajo.

“Jam akuzuar padrejtësisht”

Ish-kryetarja e LSI-së shtoi se është sulmuar personalisht me akuza absurde, përfshirë atë se ishte “bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën” dhe madje për ndërhyrje kirurgjikale.

“Këta më quajtën mua bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe për heqjen e mitrës,” – tha ajo, duke i konsideruar akuzat si të fabrikuara politikisht.

Meta si “hero personal”

Në fund të intervistës, Kryemadhi foli me tone personale për marrëdhënien me Ilir Metën, duke e cilësuar atë si figurë kyçe në jetën e saj:

“A e ndiej mungesën e Ilir Metës? Po patjetër. Ai është babai i fëmijëve të mi dhe është heroi im. Unë pa Ilir Metën s’do isha kjo që jam.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?