Monika Kryemadhi: LSI është ftuar për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut!

Në konferencën për shtyp të mbajtur para mediave, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se ka marrë një ftesë për të qenë në protestën e 7 korrikut. Sipas Kryemadhit të gjithë duhet të protestojnë, madje dhe ata që janë të pakënaqur me të.

“LSI është e ftuar për të marrë pjesë, LSI kanë marrë pjesë në çdo lloj proteste edhe të shoqërisë civile edhe kur kishte individë për të larguar vëmendjen nga çështjet e Edi Ramës. Çështja e protestës së 7 korrikut është protestë për qytetarët që mendojnë se shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë Edi Rama që paguan çdo ditë inceneratorët mbi 80 mijë dollarë kanë arsye që të protestojnë më 7 korrik, por edhe ata që janë të pakënaqur me Monikën.

Kjo nuk është thjesht autokraci politike, por kriminale, të përdorësh evazion është kriminale. Ai e ka bërë me dijeninë e Edi Ramës, kush i mori paratë që u morën cash nga banka, është shumë thjeshtë. Shkatërrimi i kompanive të ndërtimit , janë pa historik, hyjnë përmes parave të nënkontraktorëve, dikush bën betonimin, dikush tjetër hekurin, këto para nga vijnë, ju e dini shumë mirë që çdo biznes s’duhet të ketë as 50 mijë lekë më shumë në arkë se gjobitet”, deklaroi Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?