Monika Kryemadhi në Laç: Situata emergjente, e gjithë zona nën ujë (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vizitoi ditën e sotme zonat e përmbytura në Laç.

Kryemadhi vizitoi nga afër disa prej fshatrave më të dëmtuar. Pasi u njoh nga banorët më problematikat kryesore, kryetarja e LSI u shpreh se situata është emergjente dhe se e gjithë zona është nën ujë.

Kryemadhi u shpreh se strukturat e emergjencave nuk kanë dhënë asnjë ndihmë dhe nuk kanë marrë masat që kjo situatë të shmangej.

Fermeri i një toke të përmbytur i shpjegoi Kryemadhit dëmet që i kishte shkaktuar uji si dhe problemet në infrastruktrë.

Kryemadhi kritikoi në përgjithësi politikën duke theksuar se politikanëve shpesh kanë mbyllur sytë për hir të stabilitetit rajonal, dhe kjo i është kthyer në një destabilitet ekonomik, prandaj duhet ndryshuar mentaliteti.

Biseda e Kryetare së LSI, Monika Kryemadhi me banorët e zonave të përmbytura në Laç

Monika Kryemadhi: Kjo kërkon një studim total të të gjithë mirëmbajtjes së ekosistemit dhe së dyti edhe miradministrimi. Sepse mos funksionimi i Shtabit të Emergjencave, pasi e njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin faktikisht, edhe me pandeminë, tani edhe me përmbytjet. Sepse nëse institucionet e Meteorologjisë do të funksionojnë dhe do të kenë një rakordim me Ministrinë e Energjetikës që nuk është vetëm për prodhimin e energjisë, por edhe për menaxhimin e digave, që rakordohet qofshin këto privatë apo shtetërore përsa i përket hapjes së digave. Mungesa dhe prishja e zinxhirit të funksionimit të shtetit ka sjellë një rezultat të tillë që ka krijuar më shumë kriza sesa i ka menaxhuar ato.

Banori: 6 familje janë përmbytur dhe kanë mbi 1 metër ujë brenda dhe as këtu dhe as atje nuk ka shkuar askush. Po këtu nuk është puna nëse vjen apo nuk vjen kush. Këtu duhet bërë ajo që ju thoni, një studim se si mund të eliminohet kjo.

Monika Kryemadhi: Ngelëm 30 vjet dhe s’po bëjmë dot një studim sepse faj kemi edhe ne që nganjëherë mbyllim sytë për hir të stabilitetit, por për hir të stabilitetit fusim popullin pastaj në destabilitet ekonomik, shpirtëror dhe social dhe kjo në fakt është nganjëherë edhe e dhimbshme dhe ndodhsha është edhe një nga arsyet që ne duhet të ndryshojmë metodologjinë jo vetëm të të bërit politikë, por edhe të përuljes ndaj njerëzve.

Banori: Politika duhet të shohë edhe popullin dhe jo vetëm interesin e partisë së saj, si do të zhvillohet mirëqenie e popullit, me çfarë. Kështu nuk mund të zhvillohet.

Monika Kryemadhi: Kështu rrënohet sepse edhe ai që ngrihet me shpatullat e veta, e rrënon politika.

Banori: Këtu dëmi shkon deri në 30-35 për qind të sistemit ujor dhe tjetra ka të bëjë me faktin që gjithë ushqyerja me plehra kimike dhe organike që unë i kam bërë, kjo i shpërndan totalisht. Aktualisht unë kam pasur 5 tonë plehra që janë në magazinë dhe mi ka dëmtuar totalisht shiu dhe përmbytjet, sepse ka hyrë mbi 1 metër ujë.   Një pompë më ka dalë komplet jashtë funksionit dhe një pompë tjetër ku kam çuar trefazorin për të bërë vaditjen, të dyja bashkë që shkojnë mbi 2500 euro kanë dalë jashtë funksionit.

Monika Kryemadhi: Ti i ke të gjitha investimet e tua këto?

Banori: Absolutisht që po. Tani të gjitha plehrat kanë dalë jashtë përdorimit, pasi sikurse ju thashë uji më ka hyrë në magazinë mbi 1 metër.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP