Monika Kryemadhi në Malin e Tomorrit, uron shqiptarët: Covid-i mundet me oksigjen

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u është bashkuar festimeve të besimtarëve bektashinj për festën e Shenjtë të Abaz Aliut.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Kryemadhi thekson se COVID-19 mundet me oksigjen, siç është dhe Mali i Tomorrit.

Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit!
Zoti i bekoftë shqiptarët!”, shkruan Kryemadhi teksa ka postuar dhe një foto ku shihet bashkë me Baba Mondin.

Kryetarja e LSI, Kryemadhi shoqërohej nga anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri.

SHKARKO APP