Monika Kryemadhi në “Zëri Amerikës”: Basha-Rama tango dyshe!
Monika Kryemadhi ka folur sot për VOA.
Pjesë nga intervista e Monika Kryemadhit në “Zëri i Amerikës”
Pyetje: Lufta e Berishës me Bashën?
Kryemadhi: Nuk dua të komentoj gjëra që kanë të bëjnë me punët e brendshme të PD-së.
Pyetje: Marrëdhëniet e LSI me PD?
Kryemadhi: Mjafton të shikojmë çfarë po ndodh në parlament, ku tangoja teatrale opozitë –mazhorancë thjesht po e rrit borxhin. Sot jeta e politikës nuk artikulon për gjëra që kanë të bëjmë me jetën e popullit shqiptar.
Pyetje: Rezultati i dobët i LSI..
Kryemadhi: Nuk ka rrudhje të rezultatit, por ka një tjetërsim të sistemit zgjedhur. Ka një thyerje që është bërë nga e gjithë opozita në bashkëpunim me ambasadën amerikane nënshkruan një marrëveshje për të shkuar drejt një procesi të ndershëm zgjedhor, por pavarësisht kësaj klasa politike u sulmua për mungesë të pavarësisë. Në mënyrë të njëanshme PS ndryshoi kushtetutën dhe kjo solli ndryshim të rezultatit.
Pyetje: Cila është përgjegjësia juaj duhet të kishit dhënë dorëheqjen?
Kryemadhi: Përgjegjësia ime është shumë e madhe dhe e të gjithë kolegëve tanë do të vijë në të ardhmen. Ne duhet të kuptojmë që të gjithë duhet të punojmë për vendin tonë. Sot pika më e rëndësishme për ne është që tu japim shpresë të rinjve dhe të rejave.
Më pas Monika Kryemadhi dha disa përgjigje e pyetur për djegien e mandatëve, ku tha se “Djegia e mandateve ishte një lojë e rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërngulejn në masë të të rinjve dhe të rejave. Duhet të punojmë të gjithë për vendin tonë. Sot pika më kulmore dhe më e rëndësishme, është t’u japim shpresë të rinjve dhe të rejave”.
Gjithashtu kryetarja e LSI komentoi edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta para zgjedhjeve, që do të kthehet në krye të kësaj partie në përfundim të mandatit të kreut të shtetit, duke theksuar se kushdo është i mirëpritur për t’u kthyer në LSI, për të kontribuar në forcimin e demokracisë. Ajo tha se “Nuk mund të them sa i përket kësaj gjëje. Di të them që LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë”. Pra as nuk pohoi, por as mohoi kthimin e Ilir Metës.
Me tej Kryemadhi në lidhje me marrëdhëniet me PD, theksoi se “Nuk kanë absolutisht fare rëndësi marrëdheniet e LSI me PD sot, duke pasur parasysh mjafton të shikojmë cfarë po ndodh, ku tangoja elektorale të ashtuquajturës opozitë më mazhorancë nuk po sjell gjë tjetër vecse po rrit borxhin e jashtëm të shqipërisë dhe po e kalon ne shifra ekstreme drejt falimentimit të shtetit dhe për të vazhduar më tutje me marrëveshje të cilat i mungojnë transparencës politike dhe parlamentare. Sot jeta e shoqërisë shqiptare dhe aq më shumë politika shqiptare nuk artikulon absolutisht për gjëra që kanë lidhje shumë të rëndësishme më ekzistencën e popullit shqiptar dhe aq më shumë të të rinjve shqiptar duke pasur parasysh vetëm periudhat e fundit shpopullimi i familjeve shqiptare është i jashtëzakonshëm gjë që është e dhimbshme nëse një kombi do t’i largohet e gjithë rinia ai është i destinuar të vdesë”.
Ndërkohë burimet e besueshme pranë shtabit të ish-kryeministrit Berisha thonë se Berisha dhe Meta do krijojnë një FRONT ANTIRAMA, pra LSI do të vazhdojë me Kryemadhin si kryetare.
KOHA JONË SONDAZH

