Monika Kryemadhi takim me gjimnazistët: T’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me një grup gjimnazistësh në Tiranë.

Sipas saj, LSI është dedikuar t’i “garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes”.

“Gjenerata e re nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së interesave të ngushta. Dëgjova me vëmendje ditën e djeshme zërin e gjimnazistëve të Tiranës, në lidhje me cilësinë e arsimit që ata marrin, procesin e maturës shtetërore, ndjenjat e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi të dedikuar, që në vend të qeverisjes shpopulluese, t’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes. Shpopullimi nuk do të jetë kurrë, fati i vendit me bukuritë dhe rininë më të mrekullueshme”, shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?