Monika Kryemadhi takon Les Valesën, heroin e luftës polake

Gjatë qëndrimit të saj disa-ditor në SHBA, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përveç takimeve me drejtues të institucionesh në Washington, ka patur një takim të veçantë edhe me Lech Valesan, liderin e lëvizjes Solidarnost në vitet 1980, lëvizje që i dha edhe grushtin e parë regjimit komunist në Europën Lindore dhe ish-presidentin e Polonisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi e konsideron Valesan si një shembull të jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat.

“Takim shumë i veçantë me Lech Valesa. Me simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni, drejtuesin e sindikatave Solidarnosh dhe ish Presidentin e Polonisë. Një shembull i jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat qofshin edhe të forta në aparencë”, shkruan Kryemadhi mbi foto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?