Monika Kryemadhi uron mësuesit për 7 Mars: Përulemi ndaj atyre që janë në krye të misionit!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar mësuesit me rastin e festës së 7 marsit. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se ndër shekuj, arsimtarët shqiptarë e kanë afruar kombin tonë me dritën e dijes.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Gëzuar Ditën e Mësuesit Shqipëri! Ndër shekuj, arsimtarët e vendit kanë afruar kombin tonë me dritën e dijes, duke promovuar ndërkohë vlerat më të mira, e duke nxitur një botëkuptim europian e perëndimor për brezin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përulemi sot me mirënjohje ndaj të gjithëve, atyre që janë sot në krye të misionit, si edhe ndaj atyre që janë në pension.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontributi juaj mbetet i përjetshëm për Shqipërinë tonë! Dita e Mësuesit, duhet të na kujtojë se ndërsa ata janë aseti më i vyer për përgatitjen e fëmijëve dhe rinisë tonë për të ardhmen, politika dhe shoqëria duhet të bëjë më tepër për mësuesit, mësueset dhe çdo arsimtar, që sot meritojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe status më të lartë në shoqëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?