Monika Kryemadhi:Makina e Aldo Bumçit,makinë me banditë

 

Një incident i rëndë dhe i rrezikshëm  është regjistruar mbrëmë në fshatin kooperativë në Rrilë të komunës së Shënkollit në Lezhë në prani të deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi. Burime nga LSI thanë se deputetja ishte e shoqeruar nga anëtarë të stafit elektoral të kandidatit Viktor Tusha dhe kur ka qenë duke dalë nga shtepia e një banori të këtij fshati, me inicialet T.GJ. i njohur si përkrahes i PD. Kur janë larguar nga kjo shtëpi u ka dalë përpara një makinë tip Opel ngjyrë gri. Po sipas të njëjtave burime një person i identifikuar si T.F. i shoqëruar nga disa kushërinj të tij kanë qëlluar me armë zjarri në ajër afër makinës me të cilën po udhëtonte zonja Kryemadhi,anëtare të shtabit elektoral dhe vajza e saj Bora. Për fat nuk ka patur të lenduar nga kjo ngjarje e rëndë.

Reagimet

Kryeministri Rama tha në emisionin “Top Story” në TCH se kishte kontaktuar me Kryemadhin dhe ajo i kishte thënë se makina me të cilin po udhëtonin personat e armatosur ishte e deputetit Aldo Bumçi. Sipas Ramës, deputetja e LSI-së po bënte denoncim në polici për këtë rast. Po kështu edhe Luan Rama sekretari i përgjithshëm i LSI e dënoi ngjarjen e rëndë të bërë nga PD,sipas tij.

Ndërkohë vetë deputetja Kryemadhi tha për mediat se bandat kriminale në Lezhë dhe nga FushëKuqe e Laçit po terrorizojnë banorët duke iu bërë presion. Ndërsa makina e deputit Aldo Bumçi është kthyer në një magazinë armësh dhe banditësh-përfundoi deputetja e LSI.

Në krahun tjetër deputeti Aldo Bumçi i ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se ai vetë dhe kandidati Fran Frrokaj në kohën e incidentit ishin në televizionin lokal Media plus në Lezhë.Por mendohet se nesër(sot) deputeti Bumçi dhe kandidati për kryetar Bashkie i PD-së Fran Frrokaj do të dalin të flasin në një konferencë shtypi në lidhje me këtë akt të rëndë të ndodhur mbrëmë .

Situata duket se po tensionohet fort në Lezhë, si dhe duke ditur se Laçi, Miloti dhe Mamurrasi nuk marrin pjesë në votime për shkak se KQZ nuk u ndërroi emrin e kandidatit të PD-së ,si duke shtuar se thirrjes së selisë blu për të mos marrë pjesë në votime në bashkinë e Kurbinit ata (demokratët) do të derdhen në Lezhë për fushatë, porse edhe për sherr.

Bashkia e Lezhës do të jetë bashkia me më shumë tensione ditën e dielë dhe derisa të dalin rezultatet e votimit.

    

 

SHKARKO APP