Monitor: Studentët shqiptarë braktisin shkencat ekzakte

Dje nisi viti i ri akademik 2024-2025, por universitet publike janë duke vuajtur rënien e numrit të studentëve dhe braktisjen degët të rëndësishme për sektorin e arsimit.

Nga raundi i parë i regjistrimeve kishte interes shumë të ulët shkencave humane dhe një prirje më e lartë drejt degëve të inxhinierisë dhe programeve të shëndetit.

Të dhënat zyrtare tregojnë tregojnë se Universitetin e Tiranë në degën e Fizikës në raundin e parë janë regjistruar vetëm 5 studentë dhe në atë të kimisë vetëm 8 të tillë. Ndërsa në Matematikë 23 studentë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në degën Gjuhë-Letërsi më shumë se gjysma e kuotave mbeten të lira në raundin e parë. Nga 120 kuota që ofroi në ketë degë Universiteti i Tiranës mbetën në lira 65. Në Histori kuotat fillestarë ishin 80, ndërsa në raundin e parë mbetën të lira 68 kuota, çka do të thotë se vetëm 12 studentë kanë zgjedhur të studiojnë Histori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu në Gjeografi nga 152 kuota fillestare në raundin e parë mbeten të lira 113 kuota. Në Gazetari dhe Komunikim më shumë se gjysma 80 kuotave fillestare mbeten të lira.

Gjithashtu gjuhët e huaja kishin një interes shumë të ulët dhe gjithashtu [programet Filozofisë, Punës Sociale, Psikologjisë ku gati gjysma e kuotave mbeten të lira.

Në përgjithësi për degët e Inxhinierisë kishte një interes më të lartë në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Në inxhinierinë informatike mbeti vetëm një kuotë e lirë nga raundi fillestar i regjistrimeve nga 150 kuota në dispozicion. Edhe në degët e inxhinierisë mbeten shumë kuota të paplotësuara, por ishin në nivele më të ulëta se në Universitetin e Tiranës.

Në universitetin e Mjekësisë kishte interes më të lartë. Në degën e Mjekësisë së Përgjithshme nuk mbeti asnjë kuotë e lirë në raundin fillestar të regjistrimeve nga 436 kuota fillestare. Gjithashtu në degët e farmacisë, stomatologjisë dhe infermierisë nuk mbeti asnjë kuotë e lirë.

Por në infermierinë e përgjithshme, mami, teknike laboratori, fizioterapi, imazheri mbeten kuota të paplotësuara në raundin e parë.

Këtë vit ju nënshtruan provimit të maturës rreth 26 mijë maturantë. Por duke qenë se i drejtohen universitetit rreth 80%, jo më shumë se 20 mijë studentë do të nisin vitin akademik 2024-2025. Monitor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?