Monitorimi i integritetit gjyqësor, Gjonaj: Kthimi i sistemit të drejtësisë në një sistem funksional

Ministrja Drejtësisë, Etilda Gjonaj mori pjesë aktivitetin e organizuar nga ISP së bashku me Ambasadorin Soreca, Kryetaren e KLGJ dhe Kryetarin e KLPL.

Ky takim u mbajt sipas njoftimit për të theksuar rolin dhe rëndësinë e kontributit të shoqërisë civile në monitorimin e integritetit të sistemit gjyqësor në drejtësinë e re.  Gjonaj tha se monitorimi i integritetit gjyqësor është objektiv i rëndësishëm, në shërbim të kthimit të sistemit të drejtësisë nga një sistem kontrolli në një sistem funksional.

Sipas njoftimit, zbatimi i reformës në drejtësi është në rrugë të mbarë duke shënuar një sërë rezultate në ngritjen e arkitekturës së sistemit të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjonaj tha se zbatimi i kësaj reforme për Shqipërinë është një ngjarje historike në këto vite pluralizëm e njohur dhe nga partnerët ndërkombëtarë e cila do t’ju japë shqiptarëve një sistem drejtësis të pavarur, të drejtë dhe efektiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?