Monitorimi i qeverisjes së drejtësisë, Kuvendi nis procedurën për ngritjen e Komisionit të Pavarur

Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenin 288 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, dhe në Vendimin e Kuvendit Nr. 74, datë 31.05.2018“Për ngritjen e Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,  shpall hapjen e procedurës së aplikimit për pesë vende vakante për anëtarë të Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016.

Komisioni i Pavarur  përbëhet nga 5 anëtarë, profesionistë në fushën e të drejtës,  që zgjidhen nga Kuvendi, dhe ka objekt të veprimtarisë së tij monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

1.Anëtar i Komisionit të Pavarur mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte

Swiss Digital Desktop Reklama

a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Swiss Digital Mobile Reklama

b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale

d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

dh) të mos jetë larguar nga detyra e gjyqtarit apo prokurorit, me dorëheqje, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

a) Të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion si jurist, gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, apo jurist në nivele drejtuese në administratën publike;

b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e së drejtës;

c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

  1. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

a) vjetërsisë në profesion;

b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës;

c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e së drejtës;

ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar;
  • Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);
  • Kopje të kartës së identitetit;
  • Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të parashikuara në pikën VI të vendimit të Kuvendit nr.74/2018, “Për ngritjen e Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” ;
  • Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;
  • Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 25 qershor 2018 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:

Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë

Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë.

vendim nr 74 dt 31 5 2018

Formular vetedeklarimi sipas ligjit nr.138-2015

Formular aplikimi per informim perpara emerimit apo zgjedhjes ne poste te larta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?