Monstra e Selenicës mbërrin në Gjykatë, thirrjet: I pashpirt
Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës, 24-vjeçari Ritvan Zykaj, autor i masakrës me 8 të vrarë në Resulaj të Selenicës. Marrja në pyetje e të riut është bërë e vështirë, për shkak se asnjë avokat nuk e merrte përsipër mbrojtjen e tij. Gjatë futjes së tij në Gjykatë është dëgjuar edhe thirrja: I pashpirt.
Seanca gjyqësore në ngarkim të tij do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kanë rrethuar gjykatën e Vlorës. 24-vjecari është braktisur edhe nga familjarët.
Ridvan Zykaj u arrestua mëngjesin e të shtunës, në një aksion të FNSH, Policisë e RENEA-s. 24 vjecari nuk shfaqi pendësë për masakrën, ndërsa ironizoi me policiët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar. Kujtojmë se para prangosjes, autori i masakrës komentoi edhe në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

