”Monstra i Selenicës” i hutuar dhe me sy të nxirrë (VIDEO)
24-vjeçari Ritvan Zykaj ndodhet në sallën e gjyqit në Vlorë, teksa gazetarët janë lejuar vetëm të filmojnë para nisjes së seancës. Ai shihet i hutuar dhe me një sy të nxirë.
Me një bluzë të bardhë, e pranga në duar, autori i masakrës së Selenicës mban sytë fiksuar në një vend dhe herë pas here u hedh shikim gazetarëve dhe të pranishmëve. Nga ana tjetër, në sfond dëgjohen në korridor dhe thirrjet e të afërmve të tij dhe të viktimave që kërkojnë dënim me vdekje për të.
Zykaj do të mbahet mend gjatë si “monstra i Selenicës”, pasi prej dekadash në vend nuk kishte ndodhur një ngjarje kaq makabre. Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, teksa masa do të jepet nga gjyqëtarja Esmeralda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka.
KOHA JONË SONDAZH

