”Mor të *”, Basha nxjerr përgjimimin e Ramës: Ke fjalor banal
Kreu i PD-së, Lulzim Basha solli në sallën e Kuvendit audion e një bisede të zhvilluar mes Ramës dhe një qytetari. Për kreun e PD, kryeministri ofendon një qytetar krejtësisht të pambrojtur. Por Basha nuk sqaroi se kur është regjistruar kjo audio dhe as po ashtu se në çfarë rrethanash është kryer ajo bisedë.
Debati që dëgjohet në audio
Rama: Po ça vodha mo të …, mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?
Qytetari: Që nga teatri.
Rama: O rrugaç.
Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?
Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara.
Qytetari: Maskara je ti që vjedh.