“Mordova”, anija e frikshme e ushtrisë ruse (VIDEO)

Rusia ka rritur ndjeshëm investimet në ushtri dhe në prodhimin e pajisjeve luftarake. Televizioni shetëror rus “Zvezda”, i cili mbulon kryesisht çështjet e Ministrisë së Mbrojtjes, publikoi dje videon e një anije të re amfib që është prodhuar për forcat ushtarake.

Anija e luftës quhet “Mordova” dhe është dizenjuar për beteja detare dhe transportim trupash dhe mjetesh të rënda ushtarake. Ajo mund të mbaj në bordin e saj blinda, tanke dhe topa të kalibrave të mëdhenj.

“Mordova” është e gjatë 55 meta dhe mund të mbaj deri në 550 tonë materiale. Në bordin e saj mund të vendosen 10 tanke dhe 150 ushtarë me pajime. Shpejtësia e saj maksimale në det është 110 kilometra në orë.

Ajo që e bën këtë anije një monstër ushtarake është aftësia për të zbarkuar trupat në çdo breg. Ajo u reziston dallgëve deri në 3 metra dhe mund të zbres pajisjet në çdo terren të vështirë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=5LVJy61RbhI” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP